Showbiz

Taylor Swift merr diplomë nderi nga Universiteti i New Yorkut

Superylli Taylor Swift ka pranuar një doktoratë nderi të arteve të bukura nga Universiteti i New Yorkut të mërkurën, duke shpërndarë përshëndetje në stadiumin e mbushur plot, “Yankee”.

E veshur me uniformën e një studenteje me rastin e diplomimit, Swift bëri shaka me mijëra të diplomuar duke thënë: Jam 90% e sigurt se arsyeja kryesore që jam këtu është sepse kam një këngë të quajtur 22.

“Unë kurrë nuk kam pasur një përvojë normale të kolegjit. Shkova në shkollën e mesme publike deri në klasën e 10-të dhe më pas përfundova arsimimin duke bërë detyrat e shtëpisë në dyshemenë e terminaleve të aeroportit”, tha Swift në fjalimin e saj para studentëve.

Këngëtarja, producentja dhe regjisorja tha se e filloi karrierën e saj muzikore në moshën 15-vjeçare, duke vizituar stacione të ndryshme radiofonike në të gjithë vendin. Ajo vazhdoi të shiste më shumë se 100 milionë albume dhe fitoi çmimin “Albumi i vitit” në Grammy 2021 për albumin e saj “Folkore”, duke e bërë atë artisten e parë që fitoi këtë kategori tri herë. Fitoret e saj të mëparshme ndodhën në vitin 2010 për albumin "Fearless" dhe në vitin 2016 për albumin "1989".

Swift me këtë rast u dha edhe një këshill studentëve të diplomuar, duke thënë që të mos turpërohen asnjëherë së provuari që të jenë të suksesshëm.

“Nuk do t’ju tregoj se çka të bëni sepse askush nuk e do këtë, mirëpo do t’ju jap disa këshilla të cilat i ndoqa kur e nisa karrierën time. Kurrë mos u turpëroni së provuari. Pamundësia është një mit”, u tha Swift studentëve.

{gallery}