Amber Heard ishte frikësuar se ish-bashkëshorti i saj Johnny Depp aksidentalisht do ta vriste, në një sulm që pretendon se ka ndodhur në muajin e mjaltit, raporton BBC.
Duke dëshmuar në rastin që Depp e ka ngritur kundër saj, Heard 36-vjeçar, tha se aktori ishte abuzues i drogës, xheloz dhe e lëndonte edhe veten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDepp e ka paditur Heardin me 50 milionë dollarë për një artikull në të cilin ajo pretendonte se kishte qenë viktimë e dhunës në familje.
Ai vazhdimisht ka mohuar akuzat.
Në gjykatë të hënën, Heard në lot tha se beson se nuk do të mbijetonte në rast se do të mbetej e martuar me Deppin.
“Isha shumë e frikësuar se do të përfundonte shumë keq për mua. Vërtetë nuk doja ta lija. E doja shumë”, tha Heard.