Showbiz

Jason Momoa dhe Eiza González besohet se janë në lidhje

Aktorët e njohur, Jason Momoa dhe Eiza González, besohet se janë në lidhje romantike.

Pas ndarjes së yllit të filmit “Aquaman” nga bashkëshortja, Lisa Bonet, duket se ai ka vendosur të ecë para me jetën romantike dhe sipas revistës “People”, ai tashmë e ka filluar një lidhje të re me aktoren meksikane, Eiza González, e cila më së miri njihet për rolet në filmat “Ambulance” dhe “Baby Driver”.

Burime të afërt me çiftin e ri kanë konfirmuar se kjo lidhje është ende në fillimet e saj dhe gjërat mes aktorëve nuk janë serioze, raportoi të hënën portali “PopSugar”.

“Ata janë shumë të zënë me punë por po argëtohen me njëri-tjetrin. Aktualisht lidhja mes tyre nuk është serioze. Ata thjeshtë po takohen dhe Jason është shumë i kujdesshëm ndaj Eizas. Aktori është shumë i kënaqur me angazhimin në filmin e ardhshëm ‘Fast and Furious’ që po e mbanë goxha të zënë me punë. Por kjo është një gjë e mirë”.

Ende nuk dihet se si janë takuar aktorët, por Momoa në muajin prill e ndoqi premierën e filmit të ri të Gonzálezit, “Ambulance”. Ata nuk parakaluan së bashku mbi qilim të kuq, prandaj nuk është e qartë nëse atëkohë ishin në lidhje apo takimi mes tyre ka ndodhur pikërisht në atë ngjarje.

Për momentin duket se çifti është fokusuar në punë dhe po e mbanë lidhjen larg syrit të publikut.

Për yllin e filmave aksion kjo është romanca e parë, nga ndarja prej bashkëshortes me të cilën ishte në lidhje për pothuajse dy dekada. Jason Momoa dhe Lisa Bonet u takuan më 2005-n ndërsa u kurorëzuan në tetor të vitit 2017. Ata i kanë dy fëmijë së bashku, Lola dhe Nakoa-Wolf.

Eiza González në të kaluarën ka qenë në lidhje dashurie me aktorin, Josh Duhamel.