Marc Anthony është fejuar për herë të katërt.
Këngëtari do të martohet me konkurenten e Miss Universe, Nadia Ferreira, 23 vjeçe, e cila është 30 vjet më e re se ai.
Këngëtari 53-vjeçar - i cili ka dy fëmijë me ish-gruan e tij Jennifer Lopez dhe ish-Missi u panë duke shkuar në festën e fejesës së tyre në një restorant të Floridas, të enjten, raporton Daily Mail.
Nadia e bëri të ditur lajmin përmes Instagramit të saj të enjten pasdite me një foto të unazës së saj të bukur diamanti, e cila ka një gur të madh në formë smeraldi në mes, me dy gurë më të vegjël anash.
Ferreira u kurorëzua Miss Paraguai vitin e kaluar dhe përfundoi si përcjellësja e parë në konkursin e Miss Universe, duke u radhitur për bukuri pas Harnaaz Sandhu të Indisë.
Ndonëse nuk dihet saktësisht se për sa koha janë duke u takuar me njëri-tjetrin, Anthony dhe Ferreira kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre në muajin mars të këtij viti.