Showbiz

Andy Dick është arrestuar nën dyshimet për sulm seksual

Foto: AP/Associated Press
 

Aktori 56-vjeçar, Andy Dick, është arrestuar nën dyshimet për sulm seksual.

Komediani i famshëm u shoqërua në burg nga policia e “Orange County”, raportoi të enjten portali “Female”. Në momentin e arrestimit ai gjendej brenda rimorkios së tij në parkun regjional “O’Neill” në Kaliforni dhe momenti u transmetua live në platformën online “Captain Content’s RV”.