Showbiz

Dua Lipa shkëlqen në paraqitjet e fundit për revistën “Vogue US”

 

Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa, përfshihet në ballinën e revistës prestigjioze “Vogue US” në numrin e muajit qershor.

Përveç fotosesionit fantastik që e sjell këngëtaren 26-vjeçare duke pozuar me veshje të ndryshme, ajo gjithashtu e ka dhënë një intervistë të gjatë ku flet për fillimet në karrierë, dashurinë për muzikën, turneun “Future Nostalgia”, angazhimin si aktiviste për çështjet që e prekin rininë, praktikimin e yogas si metodë për ta menaxhuar stresin dhe lodhjen dhe të tjerë.