Showbiz

Publikohen sekuencat e para të filmit të ri “Avatar: The Way of Water”

 

Është publikuar traileri i parë i filmit të ardhshëm “Avatar: The Way of Water” dhe adhuruesit nuk kanë mbetur të zhgënjyer me atë që pritat t’ua shërbejë ky projekt fantastiko-shkencor.

Duke qenë vazhdimi i dytë i filmit më fitimprurës në historinë e kinematografisë, pritshmëritë për “Avatar 2” janë të mëdha dhe kështu regjisori, James Cameron, ka marrë kohën e tij për ta përsosur atë që pritet të jetë një nga përvojat më mahnitëse të ekranit të madh të të gjitha kohërave, raportoi të martën portali “Female”.