Showbiz

Dua Lipa e aprovon këngën e reperit Jack Harlow me emrin e saj

 

Reperi amerikan, Jack Harlow, e kishte kërkuar aprovimin e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa, para se ta titullonte këngën sipas emrit të saj, raportoi portali “Female” të hënën.

24-vjeçari Harlow bëri të ditur se kishte biseduar me bukuroshen me prejardhje kosovare, para se ta përfshinte këngën e titulluar “Dua Lipa” në albumin e tij të dytë të incizuar në studio, “Come Home The Kids Miss You”.