Showbiz

Harry Styles paralajmëron koncert special

 

Këngëtari i shumëshpërblyer, Harry Styles, e ka paralajmëruar një koncert special të titulluar, “One Night Only In New York”, i cili ka për qëllim ta festojë lansimin e albumit të tij të ri muzikor, “Harry’s House”, raportoi të martën portali “NME”.

Ylli britanik i muzikës pop e lanson albumin e tretë të incizuar në studio, më 20 maj. Pjesë e tij është edhe kënga e sapo, “As It Was”.