Showbiz

Kid Cudi thotë se Kanye Westi nuk është miku i tij

Descriptive Text

Reperi amerikan, Kid Cudi, e ka konfirmuar se së shpejti lansohet kënga e tij e fundit me Kanye Westin, për të cilin thotë se nuk e ka më shok.

Përmes një postimi në “Twitter”, Kid Cudi i informoi fansat se një këngë e cila është pjesë e albumit të ardhshëm të reperit Pusha T, “It’s Almost Dry”, do të jetë projekti i fundit që ai e realizon me Kanye Westin. Albumi në fjalë lansohet me 22 prill të këtij viti, raportoi të mërkurën portali “Variety”.

“Tung! E di që disa prej jush keni dëgjuar për këngën time të re me Pusha T. E kam realizuar këtë këngë para një viti kur ende shoqërohesha me Kanyen. Tani nuk e kam raporte me atë person. Ai nuk është miku im dhe arsyeja e vetme pse pranova që kënga të publikohej, është miqësia që e gëzoj me Pushan. Kjo do të jetë kënga e fundit ku mund të më dëgjoni duke performuar përkrah Kanyes”, shkruhej në mesazhin e Cudit.

 

 

Reperët së fundmi janë zënë publikisht, kjo pasi Ye e largoi Cudin nga lista e kontribuuesve në albumin e rij “Donda 2”. Kjo për shkak se ky i fundit është mik i mirë me yllin e shout “Saturday Night Live”, Pete Davidson, njëherësh i dashuri aktual i ish-gruas së Westit, Kim Kardashian.

Dy muaj më parë, Ye e postoi një mesazh në Instagram përmes së cilin e bëri të ditur se reperi, Kid Cudi, nuk do të jetë më pjesë e albumit të tij të dytë “Donda”. Deklaratës së tij, 38-vjeçari Cudi iu përgjigj duke thënë: “Sa keq që nuk dua të jem në albumin tënd të radhës o dinozaur. Të gjithë e dinë se unë kam qenë pjesa më e mirë e albumeve tua, prej se jemi njohur. Do të lutem për ty vëlla”.

Cudi në të kaluarën kishte kontratë bashkëpunimi me studion incizuese të themeluar nga Westi, “GOOD Music”, dhe ishte pjesë e disa albumeve muzikore të reperit nga Chicago.