Showbiz

Billie Eilish do të jetë pjesë e filmit të shkurtër të “The Simpsons”

Billie Eilish do të shfaqet krah familjes "The Simpsons" në një film të shkurtër të ardhshëm, raportoi femalefirst të shtunën.

Fituesja e Grammyt ka publikuar një poster në rrjetet sociale ku shkruan “Kur Billie takoi Lisan”.

Ajo shkroi më tej se “Billie është mysafire e The Simpsons, transmetimi do të jetë më 22 prill”.

Filmi i shkurtër do të dalë bë Disney+ më vonë këtë muaj, kur Billie dhe vëllai i saj Finneas do të zbulojnë talentet muzikore të Lisa Simpsonit.

“Kur Billie takoi Lisan” do të jetë filmi i katërt i shkurtër krijuar ekskluzivisht për Disney+.