Çifti i njohur i showbizit, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, nuk duan të kenë dasmë të madhe.
Në fund të vitit 2021, pa i bërë ende një vjet lidhje, Kourtney u fejua me bateristin e grupit “Blink-182” dhe së fundmi u bë i ditur lajmi se çifti është kurorëzuar në Las Vegas. Por, tashmë është konfirmuar se kurorëzimi nuk ishte legal, sepse ata nuk posedonin licencë martesore.
Një burim i afërt i dyshes ka bërë të ditur se tani ata dëshirojnë ta organizojnë një ceremoni intime, për ta shënuar këtë ditë të rëndësishme.
“Ata nuk duan dasmë të madhe. Dëshirojnë ta organizojnë një ceremoni intime dhe një ndejë për familjen dhe miqtë e tyre të afërt”.
Por një gjë është e ditur, familja Kardashian/Jenner e cila u bë e famshme përmes shout televiziv “Keeping Up With The Kardashians”, dëshiron ta festojë martesën e çiftit sa më shumë që është e mundur, dhe nuk duan që kurorëzimi i tyre të mbetet vetëm me ceremoninë e shpejtë në Las Vegas, raporton portali “Female”.
Ylli televiziv Kourtney Kardashian i ka fëmijët, Mason, Penelope, dhe Reign, me ish-partnerin Scott Disick. Rokeri Travis Barker është baba i 2 fëmijëve tashmë të rritur, Alabama dhe Landon, nga martesa e kaluar me modelen dhe aktoren, Shanna Moakler.