Showbiz

Në filmin e ri, Nicolas Cage e portretizon një version ndryshe të vetvetes

Nicolas Cage vjen krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim, në filmin e ri të titulluar “The Unbearable Weight of Massive Talent”.
Foto: AP/Associated Press
 

Nicolas Cage vjen krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim, në filmin e ri të titulluar “The Unbearable Weight of Massive Talent”.

Me regji të Tom Gormicanit, kjo komedi krimi absurde e sjell aktorin e famshëm hollywoodian duke e portretizuar një version fiktiv të vetes, i cili ka nevojë për para. Duke qenë se nuk po i ofrohen shumë role për filma, ai mundohet me çdo kusht të fitojë mjaftueshëm të holla për t’i paguar faturat. Kur agjenti i tij i thotë se mund t’i fitojë 1 milion dollar duke e ndjekur ndejën e një adhuruesit miliarder, Cage menjëherë e pranon këtë ofertë. Por, shumë shpejtë gjërat komplikohen kur ai e mëson se miliarderi i quajtur Javi Gutierrez, e gëzon një reputacion të keq. Kështu, Cage detyrohet ta bëjë të pamundurën për ta mbrojtur veten dhe më të dashurit e tij.