Aktorët Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë gati të martohen!
Dyshja, e cila rindezi romancën e tyre vitin e kaluar janë fejuar, ka konfirmuar për revistën PEOPLE një përfaqësues i Lopezit.
Lopez e ndau lajmin në buletinin e saj të JLo disa ditë pasi ajo u fotografua me atë që dukej të ishte një unazë fejese, në fillim të kësaj jave.
Ajo zbuloi përditësimin emocionues në një email të së premtes në mbrëmje. Mesazhi për fansat përfshinte një klip ku Lopez admironte një diamant të madh, jeshil në gishtin e unazës, një imazh i të cilit u shpërnda edhe nga motra e saj në rrjetet sociale.
“Kështu që unë kam një histori vërtet emocionuese dhe të veçantë për të ndarë...”, u tha Lopez ndjekësve të saj, duke shtuar një emoji unaze diamanti në Twitter.
Affleck së fundmi tregoi mbështetje për gruan e tij të ardhshme, duke e brohoritur atë bashkë me djalin e tij Samuel dhe vajzën e saj Emme, derisa Lopez pranoi çmimin Icon në iHeartRadio Music Aëards në mars.
Ndërkohë vetë Lopez ka folur së fundmi për PEOPLE rreth lidhjes së saj, duke treguar se çfarë e bën lidhjen e tyre të ndryshme tani në krahasim me 18 vjet më parë.
"Ne jemi më të rritur tani, jemi më të zgjuar, kemi më shumë përvojë, jemi në vende të ndryshme në jetën tonë, kemi fëmijë tani, dhe ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për këto gjëra”, ka thënë Lopez.
Aktorja e filmit “Marry Me”, 52 vjeç, ka binjakët 14-vjeçarë Emme dhe Max me ish-burrin Marc Anthony derisa Affleck, 49 vjerç, ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner: Violet, 16, Seraphina, 13 dhe Samuel 10 vjeç.