Showbiz

Akademia përshpejton vendimin për pasojat ndaj Smithit

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit po përshpejton procesin e përcaktimit të pasojave për sjelljen e Will Smithit në Oscars të këtij viti, pas dorëheqjes së tij nga institucioni.

Sipas një shënimi të lëshuar nga presidenti i Akademisë, David Rubin, dhe të siguruar nga revista “People” të mërkurën, Bordi i Guvernatorëve të Akademisë do të mblidhet tani të premten dhe jo më 18 prill siç ishte planifikuar, për të diskutuar "sanksionet e mundshme" për Smithin.

Aktori 53-vjeçar fitoi çmimin për aktorin më të mirë më 27 mars, pasi goditi me shuplakë aktorin Chris Rock në skenën e Oscars gjatë ceremonisë.

Rubin ka shpjeguar se pasi Smithi ka dhënë dorëheqje nga Akademia, "pezullimi ose përjashtimi nuk janë më një mundësi, dhe orari i përcaktuar ligjërisht nuk zbatohet më" për procesin sipas ligjit të Kalifornisë dhe Standardeve të Sjelljes së Akademisë.

“Është në interesin e të gjithë të përfshirëve që kjo të trajtohet në kohën e duhur”, ka shkruar Rubin.

Pas shuplakës së Smithit gjatë ceremonisë, Akademia njoftoi se "filloi zyrtarisht një shqyrtim rreth incidentit, dhe se do të shqyrtojë veprimet dhe pasojat e mëtejshme", derisa ndau edhe Standardet e Sjelljes së organizatës që "sigurojnë një kornizë etike për anëtarët e Akademisë".

Smithi ka goditur Rockun me shuplakë pasi gjatë ceremonisë e cila u mbajt mw 28 mars, ai ishte tallur me flokët e gruas së tij, e cila është e prekur me sëmundjen e alopecisë.

Image
Foto: AP