Aktorja dhe këngëtarja amerikane, Miley Cyrus, 29 vjeç, festoi të enjten përmes Twitter-it përvjetorin e serialit televiziv të Disney Channel, duke shkruar “Hannah Montana” duke shkruar se 16 vjet më parë jeta e saj ndryshoi përgjithmonë kur seriali u shfaq premierë.
“Për shkak të besnikërisë dhe mbështetjes suaj, kam pasur nderin të udhëtoj nëpër botë për më shumë se një dekadë dhe të performoj për fansat që sjellin kaq shumë madhështi në jetën time”, ka shkruar ajo në Twitter.
Ajo ka publikuar edhe një video të saj duke kënduar një nga hitet më të mëdha të Hannah, "Hoedown Throwdown", gjatë një koncerti.
"Ëndrra ime është të këndoj 'Hoedown Throwdown’’, ka thënë Cyrus në filmim, duke u thënë pjesëmarrësve të koncertit, "Nuk më kujtohet se si shkon. Ju më tregoni".
Këngëtarja e nominuar për Grammy postoi gjithashtu kujtime nga koha e saj si yll titullar adoleshent i popit dhe shkroi: "Mirënjohës secilit prej jush për gjithë dashurinë dhe KUJDESIN! Ju personalisht hapët rrugën time! Përjetësisht mirënjohëse!"
Në vitin 2020, Cyrus ka thënë se ishte e hapur për të ripërsëritur rolin e saj si Hannah. Gjatë një paraqitjeje virtuale në emisionin radiofonik Carolina With Greg T In The Morning, këngëtarja e hitit "Malibu" u pyet për një rifillim të mundshëm të serialit.
Happy 16th Hannah-versary! 16 years ago my life changed forever when HM premiered. Because of your loyalty and support I’ve had the honor to travel the world for over a decade and perform for fans that bring so much greatness into my life. pic.twitter.com/94yK3yopfr
— Miley Cyrus (@MileyCyrus) March 24, 2022