Showbiz

Lopez dhe Affleck do të blejnë shtëpi për 50 milionë dollarë

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Dyshja e njohur e showbizit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, do t'i shpenzojnë 50 milionë dollarë për një shtëpi me 10 dhoma gjumi për familjen e tyre.

Çifti i dashur për publikun, që u ribashkua vitin e kaluar, besohet se ka arritur marrëveshje për ta blerë një shtëpi prej 1.850 metrash në katrorë në Los Angeles. Kjo pronë ka hapësirë të mjaftueshme për tre fëmijët e aktorit 49-vjeçar dhe binjakët e këngëtares së hitit “On the Floor”.