Showbiz

“The Batman” vazhdon të jetë filmi më i shikuar në Amerikë

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Filmi i ri i regjisorit Matt Reeves, “The Batman”, po vazhdon të dominojë në Amerikën Veriore për të tretën javë rresht, duke u pozicionuar në vendin e parë falë 36 milionë dollarëve të fituara ekstra nga shitja e biletave nëpër kinema.

Projekti i cili në rolin e superheroit Batman e sjell aktorin britanik, Robert Pattinson, nga debutimi në Shtetet e Bashkuara më 4 mars, ka arritur t’i arkëtojë gjithsej 300 milionë dollarë.