Showbiz

Jared Leto thotë se filmat e studios “Marvel” po i mbajnë gjallë kinematë

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Aktori i njohur hollywoodian, Jared Leto, mendon se filmat e bazuar në librat komik “Marvel” po i mbajnë gjallë kinematë.

Ylli i filmit “Morbius” i cili e përshkruan veten si person paksa "snob" kur bëhet fjalë për projektet kinematografike, e pranon se është i shqetësuar për faktin se sa shumë mbështetet industria në filmat e superheronjve me buxhet të lartë, veçanërisht në kohë të pandemisë.