Showbiz

Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion së shpejti me këngë të përbashkët

Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa dhe rep artistja e famshme amerikane, Megan Thee Stallion, po bëhen gati ta shërbejnë një dozë të ëmbëlsisë për fansat e tyre.

Ylli i muzikës pop përmes një postimi të fundit në Instagram e paralajmëroi bashkëpunimin e shumëpritur me reperen, këngë kjo e cila e mban titullin “Sweetest Pie” dhe pritet të lansohet të premten më 11 mars.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Këngëtarja me prejardhje kosovare shquhet për bashkëpunimet me disa prej emrave më të njohur të muzikës, të tillë si Miley Cyrus, Elton John, Calvin Harris, grupi “Blackpink”, Martin Garrix, Sean Paul dhe të tjerë.

Edhe rep artistja nga Houstoni, Megan Thee Stallion, e ka promovuar këtë videoprojekt përmes disa postimeve në rrjetet sociale, si dhe ua premtoi fansave një kënga ritmike dhe unike.

Dua Lipa aktualisht është duke e realizuar turneun muzikor “Future Nostalgia Tour”, ku adhuruesit do të kenë mundësi ta dëgjojnë këngën e re të dyshes edhe live, pasi Megan Thee Stallion do t’i bashkohet në koncertet të cilat mbahen në Denver, Tulsa dhe Phoenix më 15, 17 dhe 20 mars.