Showbiz

Gigi Hadid do t’i dhurojë të ardhurat personale për popullin ukrainas

Descriptive Text

Ylli i modës, Gigi Hadid, ka premtuar se do t’i dhurojë të ardhurat e fituara nga Java e Modës në Milano dhe Paris, për të gjithë personat e prekur nga lufta në Ukrainë.

Supermodelja 26-vjeçare i ndau disa fotografi nga sfilatat të cilat i ka ndjekur këto javët e fundit, të shoqëruara me një mesazh i cili e zbuloi donacionin e saj zemërgjerë dhe kontributin personal të Hadidit për t’i ndihmuar personat në nevojë.

“Po zotohem t’i dhurojë të gjitha fitimet nga sfilatat e organizuara në kuadër të javës së modës në Milano dhe Paris, për personat që po vuajnë si pasojë e luftës në Ukrainë, si dhe premtoj se do të vazhdoj t’i mbështes të gjithë ata që po e përjetojnë të njëjtën situatë në Palestinë. Sytë dhe zemrat tona duhet të jenë të hapura ndaj çdo padrejtësie njerëzore. Uroj që të gjithë ta shohim njëri-tjetrin si vëllezër e motra, përtej politikës, përtej racës, përtej fesë. Në fund të fundit, janë jetët e pafajshme që paguajnë pasojat e luftës, jo liderët”.

Ikona e modës tutje shpjegoi se pavarësisht punës dhe angazhimeve të njëpasnjëshme nëpër sfilata, ndihej se ishte përgjegjësi e saj që të dhurojë të holla për personat në nevojë. Hadid po ashtu deklaroi se ajo bashkë me koleget e saja modele, janë të interesuara që përmes punës së tyre të ndihmojnë në krijimin e ndryshimeve pozitive në botë.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gigi Hadid (@gigihadid)