Showbiz

Atmosferë familjare në xhirimet e filmit të Ryan Reynoldsit

Descriptive Text

Në sheshin e xhirimeve të filmave të aktorit Ryan Reynolds, mbretëron një atmosferë familjare.

Ylli 45-vjeçar i hollywoodit i cili i ka tri vajzat, James, Inez dhe Betty me bashkëshorten Blake Lively, në një intervistë të fundit e zbuloi se gjatë xhirimeve të filmit të tij të ri, “The Adam Project”, i ka pëlqyer shumë të kalojë kohë kualitative me familjen e tij.

“Zakonisht xhirimet e filmave për mua shndërrohen në angazhim familjarë. Të gjithë shkojmë bashkë në sheshin e xhirimeve dhe kështu duket një ditë pune për mua. Nuk ndihem sikur jam larguar nga familja për ta xhiruar një film, por më duket sikur jam në shtëpi çdo ditë. Prandaj, kam rastin të kalojë sa më shumë kohë kualitative me fëmijët e mi, dhe kështu duhet të jetë jeta për një burrë familjarë”.

Reynolds është i martuar me aktoren Lively nga viti 2012, dhe në të kaluarën kishte deklaruar se i pëlqen shumë që është baba i 3 vajzave.

“Unë i kam tri vajza, çka kurrë në jetë nuk e kisha imagjinuar se do të më ndodhte mua. Unë vij nga një familje prej katër djemsh. Unë jam më i vogli dhe i kam edhe tre vëllezër më të mëdhenj. Prandaj, e kam shijuar çdo sekondë si baba i tri vajzave”.

Ylli i kinematografisë ka qenë i martuar me aktoren tjetër të famshme, Scarlett Johansson, nga viti 2008 deri më 2011.

Në lajme të tjera, para pak ditësh përmes rrjeteve sociale, çifti i famshëm i kinematografisë Ryan dhe Blake, premtuan për të barazuar çdo donacion deri në 1 milion dollarë, për refugjatët që ikin nga lufta në Ukrainë.

Në filmin e ardhshëm të Netflixit, “The Adam Project”, Reynolds e luan rolin e një piloti që lufton në gjithësi i cili bëhet me një bashkëpunëtor të ri, që në fakt është vetja e tij në moshë të re. Filmi e përmban një kastë aktorësh të njohur si, Jennifer Garner, Zoe Saldana, Mark Ruffalo dhe Catherine Keener.

“The Adam Project” fillon transmetimin në platformën digjitale Netflix, nga 11 marsi.