Showbiz

Pesë filmat më të shikuar të javës në arkat filmike të Amerikës Veriore

 

Në javën e dytë të lansimit nëpër kinema, filmi i shumëpritur nga adhuruesit e zhanrit aksion, “Uncharted”, po i dominon arkat filmike të Amerikës Veriore. Ky projekt e kryeson listën këtë javë falë arkëtimit të 23.3 milionë dollarëve ekstra nga shitja e biletave, të cilat i shtohen shumës totale prej 83 milionë dollarësh. “Uncharted” vjen me regji të Ruben Fleischerit. I bazuar në videolojën e famshme me të njëjtin titull, filmi në rolet kryesore i sjell aktorët, Tom Holland që e personifikon kryepersonazhin Nathan Drake, Mark Wahlberg i cili vjen në rolin e mentorit të tij Victor Sullivan, Sophia Ali, Tati Gabrielle dhe Antonio Banderas.

Në vendin e dytë u pozicionua një filmi “Dog”. Dy javë pas lansimit nëpër kinema, projekti i zhanrit dramë dhe komedi arrit t’i fitojë gjithsej 30.9 milionë dollarë. Channing Tatum, po e shënon debutimin regjisorial me këtë film në të cilin edhe e luan rolin protagonist. “Dog” e rrëfen historinë e një ushtari i cili pa dëshirën e tij angazhohet ta ndërmarr një udhëtim me një qen i cili ka shërbyer në ushtri. Përgjatë kësaj aventure ata e çmendin njëri-tjetrin, i thyejnë disa ligje, për pak i shmangen vdekjes dhe mësojnë t’i lënë pas kujtimet e këqija dhe të luftojnë për mundësinë që të jenë të lumtur.