Showbiz

Një premierë glamuroze e filmit “The Batman” zuri vend në Londër

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Robert Pattinson dhe Zoë Kravitz parakaluan mbi qilimin e kuq të shtruar në Londër, me rastin e premierës së filmit të tyre të fundit me superheronj, “The Batman”.

Aktori i njohur britanik, Pattinson para gazetarëve të pranishëm tha se ende nuk po e beson që po e shfaq filmin për gjithë adhuruesit në Londër, si dhe tregoi sa i vështirë doli të jetë ky rol për të.