Showbiz

Kanye West e lansoi albumin “Donda 2” më një performancë speciale

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Ylli i muzikës rep, Kanye West, e organizoi një ngjarje speciale dhe një performancë live në parkun “LoanDepot” në Miami, me rastin e lansimit të albumit të ri muzikor, “Donda 2”.

Reperi amerikan tashmë i njohur me emrin Ye, e paralajmëroi performancën speciale në fillim të muajit me postimin e fotografisë së një shtëpie të përfshirë nga flakët, në rrjetet sociale. Ajo ngjasonte me shtëpinë e fëmijërisë së Westit.