Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Lightyear” filmi i ri i animuar me një kastë aktorësh yje

Studiot filmike “Disney” dhe “Pixar”, i kanë lansuar pamjet e para të filmit të tyre të ardhshëm të animuar, “Lightyear”.

I mbushur me pamje dramatike dhe aksion, filmi e ekranizon historinë e prejardhjes së heroit të gjithësisë, Buzz Lightyear, teksa ai shkon në një aventurë ndërgalaktike duke u bashkuar me disa aleatë të frikshëm gjatë rrugës. Ky personazh më së miri njihet nga publiku përmes filmave shumë të suksesshëm të animuar, “Toy Story”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zërat për personazhet e këtij projekti i kanë huazuar aktorët yje, si Chris Evans, Keke Palmer, Dale Soules, Taika Waititi, Peter Sohn, Uzo Aduba, James Brolin, Mary McDonald-LeWis, Efren Ramirez dhe Isiah Whitlock Jr.

“Lightyear” lansohet nëpër kinema më 17 qershor të këtij viti.