Showbiz

Spears do të paguhet 15 milionë dollarë për realizimin e një libri me kujtime

Britney Spears ka nënshkruar marrëveshje 15 milionë dollarëshe për realizimin e një libri me kujtime, i cili do të rrëfejë gjithçka rreth jetës personale të këngëtares dhe përjetimeve të saj gjatë kohës sa babai i saj shërbente si kujdestarë ligjorë.

Pop ylli 41-vjeçar e ka nënshkruar marrëveshjen e re me shtëpinë botuese “Simon & Schuster”. Lajmin e ka konfirmuar revista prestigjioze “People”.

Besohet se ka qenë një luftë e madhe ofertash nga shtëpi të ndryshme botuese, ku përfundimisht triumfoi kompania “Simon & Schuster”. Ndërkaq, kjo po konsiderohet një nga marrëveshjet më të mëdha të botimit të një libri, pas çiftit presidencial Barack dhe Michelle Obama.

Realizimi i një libri me kujtime është projekti i radhës i cili i shtohet listës së gjërave në të cilat Spears është duke punuar, e cila menjëherë pas përfundimit të kujdestarisë ligjore e cila zgjati 13-vjet, duket se është pushtuar nga ofertat e ndryshme për punë. Në muajin nëntor, një gjykatës i dha fund kujdestarisë e cila drejtohej nga babai i këngëtares Jamie Spears.

Ylli i hitit “Toxic” së fundmi i ngacmoi ndjekësit e saj në Instagram, duke e zbuluar lajmin se është duke punuar edhe në disa projekte të reja muzikore.

Ndërkaq, lajmi për librin me kujtime të Britneyt vjen pak kohë pasi motra e saj, Jamie Lynn e publikoi librin e saj të titulluar “Things I Should Have Said”. Para publikimit të librit më 18 janar, motrat Spears u përfshinë në zënka publike rreth gjërave që janë thënë në të, me ç’rast pop këngëtarja e famshme e akuzoi motrën e saj të vogël se ka gënjyer për shumë gjëra.

Britney edhe në të kaluarën kishte treguar se në disa raste Jamie-Lynn e ka lënduar, duke mos i dalë në mbrojtje me babanë dhe nënën që po kërkonin t’ia kontrollonin jetën në maksimum, dhe duke e shfrytëzuar kufizimin që ia shkaktonte kujdestaria ligjore për t’ia shfrytëzuar këngët e saj, të cilat i pas i kishte interpretuar në version remix nëpër ceremoni të ndryshme, pa lejen e Britneyt.