Showbiz

Emeli Sande e paralajmëron lansimin e albumit të ri

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Ylli skocez i muzikës Emeli Sande, e ka paralajmëruar lansimin e albumit të saj të ri me titull “Let’s Say For Instance” më 6 maj.

Vitin e kaluar, këngëtarja 34-vjeçare u largua nga studioja incizuese gjigante “EMI” pas më shumë se një dekade, dhe tani është gati për ta lansuar albumin e ri që vjen pas atij të vitit 2019, “Real Life”, me ndihmën e kompanisë së re muzikore “Chrysalis Records”.