Showbiz

Nicki Minaj dhe Lil Baby sërish bashkë, të premten e lansojnë këngën “Bussin”

Dyshja e njohur e muzikës rep, Nicki Minaj dhe Lil Baby, para pak javësh e lansuan bashkëpunimin e tyre të ri me titull “Do We Have a Problem?”. Qëllimisht, në fund të videoklipit ata lanë të nënkuptojnë se ky projekt do ta ketë edhe një vazhdim të radhës.

Epo, adhuruesit e rep artistëve tashmë mund të gëzohen pasi bashkëpunimi i ri i tyre po vjen më shpejtë se që është pritur.

Përmes rrjeteve sociale, Nicki Minaj, e paralajmëroi këngën e cila titullohet “Bussin” dhe lansohet për publikun e gjerë të premten më 11 shkurt.

Tutje, ajo e ndau posterin artistik të këngës ku ylli i hitit “Super Bass”, shihet duke pozuar me një fustan të ngushtë për trupi dhe e mbushur me stoli diamanti.

“Do We Have a Problem?” tashmë ka gëzuar sukses të mirë në platformat dhe toplistat muzikore, si dhe pesë ditë pas lansimit i numëron më shumë se 11 milionë klikime në YouTube.

Dy videoprojektet e reja i kanë emocionuar fansat e Minajit të cilët mezi presin t’i dëgjojnë edhe këngët tjera të albumit të ardhshëm të saj. Reperja e shumëshpërblyer amerikane ka deklaruar se ky incizim do ta kthejë në stilin e vjetër të muzikës.