Showbiz

Arbana përlotet gjatë spektaklit, çfarë po ndodh në Big Brother VIP

Gjatë spektaklit të sotëm në Big Brother VIP, kanë vazhduar debatet mes opinionistes Balina dhe banores Einxhel.

Kjo e fundit e ka akuzuar opinionisten së nuk e ka përkrahur dhe ka mbajtur anën disa banorëve të tjerë.

Ishte Arbana prezantuesja ajo e cila u përlot duke treguar që opinionistët janë ata që marrin të shara nga publiku pas çdo shfaqje në ekran.

Ndërsa e përlotur live në emision, Arbana Osmani i ka falënderuar opinionistët për prezencën e tyre në Big Brother VIP.