Showbiz

Woody Harrelson do të luajë në filmin e ri “Champions”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Ylli 60-vjeçar i hollywoodit, Woody Harrleson, do ta udhëheqë kastën e aktorëve të filmit të ri sportiv, “Champions”, në të cilin luajnë edhe Kaitlin Olson, Cheech Marin dhe Matt Cook.

Regjinë e këtij projekti e ka bërë Bobby Farrelly dhe së fundi janë finalizuar edhe xhirimet e tij. Historia e tij bazohet në filmin e shumëshpërblyer spanjoll, “Campeones”, i cili u lansua në vitin 2018.