Showbiz

Megan Thee Stallion ka dëshirë të bashkëpunojë me Adelen

Reperja e njohur amerikane, Megan Thee Stallion, ka dhënë se dëshiron të bashkëpunojë me yllin britanik të muzikës, Adele.

Artistja nga Houstoni foli për dëshirën e saj për të punuar me këngëtaren e hitit “Hello”, në një intervistë të fundit për revistën “People”.

Së fundmi në TikTok u publikua një ku ishin përzier këngët e dy artisteve, “Water Under The Bridge” nga Adele dhe “Body” nga Megan, dhe menjëherë ajo u bë virale në këtë rrjet social.

“Nëse Adele dëshiron të vijë dhe ta incizoj një këngë në studio, të jetë valltare ose çfarë të dojë ajo, edhe unë jam e gatshme për këtë bashkëpunim. Dikush le t’i thotë të më telefonojë sepse jam gati për të punuar me të”, ka deklaruar reperja.

Megan në këtë intervistë gjithashtu foli për faktin se si bashkëpunimi me Beyoncen në remixin e këngës “Savage”, e ka ndihmuar ta përmbushë një prej qëllimeve më të rëndësishme të karrierës.

“Në një të ardhme të afërt do të më pëlqente vërtetë shumë të bashkëpunoja edhe me Rihannan. Ky është bashkëpunimi im i radhës të cilin e ëndërroj”, shtori tutje artistja teksa tregonte për synimet e saja në muzikë.

Megan Thee Stallion së fundmi është paralajmëruar si një prej performuesve kryesor të festivalit “Parklife” në Manchester. Ku do të interpretojë krahas yjeve, Tyler, the Creator, 50 Cent, Lewis Capaldi, Bicep, Arlo Parks, Headie One dhe të tjera.

Kurse, Adele së shpejti vjen me performancë në ceremoninë “BRIT Awards”, megjithëse para pak ditësh u tha se ajo e ka anuluar pjesëmarrjen në këtë ngjarje. Këngëtarja është e nominuar në katër kategoritë kryesore të ceremonisë e cila zë vend më 8 shkurt në arenën O2 të Londrës.