Showbiz

Rihanna shumë e lumtur për shtatzëninë e saj

Këngëtarja 33-vjeçare, Rihanna, është në pritje të fëmijës së parë me reperin A$AP Rocky, dhe mezi po pret t’i përjetojë sfidat e të qenët nënë.

Një burim i afërt me këngëtaren ka deklaruar për revistën “People”: “Rritja e fëmijëve nuk ka qenë diçka në të cilën ajo është fokusuar ndonjëherë, por lidhja e bukur me Rockyn e ka bërë ta pranojë këtë ide. Ajo nuk ka si të jetë më e lumtur se kaq dhe mezi pret të bëhet nënë. Po i pëlqen të gjitha ndryshimet në trupin e saj të cilat vijnë me shtatzëninë dhe ajo gjithmonë i ka vlerësuar dhe festuar gratë shtatzëna edhe në sfilatat e modës për markën e saj ‘Fenty’”.

Ylli i hitit “Umbrella” dhe reperi 33-vjeçar, të cilët me vite të tëra kanë qenë miq të mirë, tani konsiderohen një nga çiftet më të bukura dhe të lumtura të showbizit. Që të dy janë shprehur të lumtur që do të bëhen prindër për herë të parë.

Megjithëse besohet se Rocky nga fillimi ka shprehur pëlqim për Rihannan, ajo nuk ishte ndier kaq e përmbushur në asnjërën lidhje nga e kaluara. Reperi duket se është burrë shumë romantik i cili vazhdimisht e befason këngëtaren me dhurata të thjeshta por domethënëse për të, prandaj Riri është shprehur se kurrë më parë nuk është ndier kaq e dashur dhe kjo lidhje me të vërtetë e ka ndryshuar shumë si person. E vërteta është se çifti që e filloi lidhjen romantike në vitin 2020, duket të jetë më se i lumtur. Andaj nuk ka dyshim se ata do të jenë prindër të mrekullueshëm.

Lajmin e shtatzënisë, Rihanna e zbuloi gjatë fundjavës me postimin e disa fotografive ku shfaqet duke ecur nëpër rrugët e New Yorkut, në shoqërinë e të dashurit të saj Rocky dhe me barkun e ekspozuar tashmë të fryrë. Publiku po spekulon se ajo mund të jetë në tremujorin e dytë të shtatzënisë.

{gallery}