Këngëtari i njohur por edhe i dashur për publikun, Kidda është në finalizim të albumit të ri.
E këtë njoftim e ka bërë vetë artisti në rrjetin social Instagram.
Madje Kidda ka kërkuar ndihmë nga ndjekësit e tij për ta ndihmuar në mënyrë kreative për përzgjedhjen e një titulli për këtë album.
Kidda ka vite që merret me muzikë, madje ai debutoi në treg nga menaxheri Jetmir Agaj, dhe ndonëse sot nuk bashkëpunojnë, ata kanë një miqësi të mirë, ndërsa Kidda vazhdon të sjellë projekte për fansat e tij.