Showbiz

Ylli i Bollywoodit lirohet nga akuzat për paturpësi për puthjen nga aktori amerikan

Një gjykatë indiane më në fund ka liruar Shilpa Shetty nga akuzat për paturpësi 15 vjet pasi ylli i Bollywoodit u puth në skenë nga aktori Richard Gere.

Pamjet nga viti 2007 treguan yllin e Hollywoodit duke puthur faqen e Shettyt në një ngjarje në Delhi.

Akuzat vetëm tani janë shpallur "të pabaza", me gjykatën që tha se ajo ishte viktimë e një veprimi të padëshiruar, raporton BBC.

Në atë kohë, puthja shkaktoi protesta nga grupet radikale hindu, të cilët e konsideruan atë si një fyerje për vlerat indiane.

Puthja në publik konsiderohet nga disa në Indi si tabu.

Gere përqafoi dhe puthi Shettyn në një skenë publike në një ngjarje bamirësie në Delhi gati 15 vjet më parë, një shfaqje për të cilën ai më vonë kërkoi falje.

Aktori tha se ishte përpjekur të tregonte se puthja ishte një akt i sigurt që nuk mund të çonte në transmetimin e HIV-it.