Pasi shtyu koncertin e paralajmëruar në Las Vegas, këngëtarja e mirënjohur britanike, Adele, ka surprizuar një grup të fansave të saj me një video-telefonatë në Caesars Palace.
Nëpërmjet kësaj video-telefonate, Adele u kërkoi falje personalisht fansave të zhgënjyer për shtyerjen e serisë së koncerteve të saj.
Këtë veprim ajo e bëri një ditë para se të mbahej koncerti i saj i parë. Gjatë kësaj telefonate, Adele raportohet se u ofroi mbështetësve të saj takime dhe përshëndetje kur të fillojë atë që tashmë e kishte anuluan për një kohë të pacaktuar.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet Adele duke buzëqeshur teksa përshëndetë dhe përpiqet të flasë me grupin për këtë vonesë që e njoftoi një ditë më parë, në videon ku u pa e përlotur në Instagram, duke thënë se “jemi shkatërruar nga vonesat e dorëzimit dhe COVID-19”, raporton People.
Ajo njoftoi se gjysma e ekipit të saj ishin të infektuar me koronavirus.
"Jam shumë e mërzitur dhe jam shumë e turpëruar dhe më vjen shumë keq për të gjithë ata që kanë udhëtuar. Më vjen vërtet shumë keq", tha ajo. "Do të ricaktojmë të gjitha datat, do të përfundoj shfaqjen time dhe do ta çoj atje ku duhet të jetë. Më vjen keq që ishte e pamundur”, tha ajo.