Showbiz

I biri i Beckhamit nis planifikimet për martesë

E fejuara e Brooklyn Beckham, Nicola Peltz, thuhet se do të veshë dy fustane "përrallore" të Valentinos në dasmën e tyre.

Ylli 22-vjeçar dhe partnerja e tij pritet të martohen më 9 prill dhe thuhet se nusja nuk do t'i drejtohet mamasë së tij stiliste, Victoria Beckham, për fustanin e saj të veçantë.

"Nicola ka fluturuar në Romë me veshjet e saj elegante për veshjet e nusërisë dhe është mbushur me dy numra përrallorë Valentino”, i ka thënë një burim i brendshëm gazetës “The Sun”.

Brooklyn do të ketë vëllezërit Romeon, 18 vjeç, dhe Cruz 15, si përcjellësit e tij, ndërsa Nicola, 27 vjeç, do t'i drejtohet vëllait të saj Brad për rolin Shef Bridesmaid.

Thuhet se ata do të lidhin kurorë në pronën e babait të saj miliarder Nelson Peltz në Florida me të ftuar pothuajse të gjithë yje, duke përfshirë Gigi Hadid, Gordon dhe Tana Ramsay e Nicole Richie.

Dasma pritet të shfaqet në revistën Vogue dhe çifti - i cili filloi të takohej në tetor të vitit 2019 e që u fejua në korrik të 2020-ës - "duan që e gjithë dita të jetë e përkryer".

“Kuptohet se Nicola dhe Brooklyn duan që e gjithë dita të jetë perfekte dhe vëmendja e tyre ndaj detajeve është mahnitëse”, ka shtuar burimi.

“Padyshim që paratë nuk janë pa rol, e megjithatë ata duan që dita të jetë një festë dashurie, jo pasurie.

"Drejtori i Vogue, Sergio Kletnoy i ka tërhequr shumë çiftin dhe duket se ata do të marrin të drejtat ekskluzive të dasmës. Vogue ka mbuluar dasmën e Idris Elba dhe është xhiruar bukur, do të jetë diçka me shumë shije."

Babai i Brooklyn, David, pritet të shërbejë si Master i Ceremonisë, ndërsa siguria dhe privatësia janë në rend të parë.

Si dhe dy firma private sigurie do të jenë prezent - një për çdo familje - që mbajnë larg ndërhyrësit e padëshiruar, të ftuarve do t'u kërkohet gjithashtu të mos bëjnë fotografi dhe u ndalohet t’i postojnë ato në rrjete sociale.