Këngëtari Robert Berisha këtë të premte është i ftuar në emisionin “Te Shoqja”.
Në promon e publikuar në kanalin e Kohavisionit, janë ndarë disa sekuenca nga ky emision, ku Roberti flet për ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Nora Istrefi.
“Norën e falënderoj publikisht”, ka thënë Roberti.
Për të kuptuar më shumë se çfarë ka thënë Roberti për ish-bashkëshorten e tij, mund ta ndiqni emisionin të premten, në orën 18:20, në KTV.