Showbiz

Robbie Williams po shpreson të realizojë turne në fund të vitit

Foto: AP/Associated Press

Këngëtari 47-vjeçar, Robbie Williams, i cili në vitin 2020 u detyrua t’i pezullojë koncertet në Las Vegas për shkak të shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, mezi pret të rikthehet në turne por e pranon se nuk do të befasohej nëse do të rriten rastet me COVID-19 edhe në fund të këtij viti.

“Shpresoj se do të kthehem në turne në fund të këtij viti. Por, ju e dini tashmë si kaloi viti 2021. Mendoj se çdo verë do të mendojmë se pandemia përfundoi dhe pastaj në dimër, koronavirusi do të rikthehet me rritjen e rasteve dhe shtimin e masave të sigurisë. Sa herë që kam supozuar se kësaj krize shëndetësore i erdhi fundi, kam dalë shumë gabim”, deklaroi këngëtari.

Williams e pranon se pandemia ka qenë një eksperiencë tmerruese, dhe mezi po pret të kthehet në skenë për të performuar për fansat e tij.

Në një intervistë të realizuar së fundmi, ai shtoi: “Është e frikshme për shumë arsye, por për mua personalisht dhe nëse do të tregohem pak egoist, kjo pandemi ma ka pamundësuar të realizojë koncerte dhe të bëjë turne anembanë botës”.

Pop ylli i njohur britanik, Robbie Williams, i realizoi 16 koncerte në teatrin “Wynn Las Vegas’ Encore” në vitin 2019, dhe pritej të rikthehej për disa perfomanca ekstra gjatë 2020-tës para se pandemia të shpërthente.