Showbiz

John Cena nuk mendon se kualifikohet për të qenë prind

Descriptive Text

Aktori i njohur hollywoodian, John Cena, duket se nuk është gatshëm të bëhet me fëmijë, kjo pasi nuk ndihet i kualifikuar për të qenë baba.

Ylli i mundjes i cili shquhet për punën e mrekullueshme që e ka bërë me fondacionin bamirës, “Make-A-Wish Foundation”, me ç’rast ua ka plotësuar dëshirat 650 të rinjve më sëmundje kronike, e pranoi se të bërit prind mund të mos jetë në planet e tij jetësore, derisa aktualisht fokusin e ka tek karriera dhe martesa e tij me bukuroshen kanadeze, Shay Shariatzadeh.

Gjatë një paraqitje në emisionin “The Drew Barrymore Show”, prezantuesja e pyeti për angazhimin e tij plot përkushtim në fushën e bamirësisë, duke sugjeruar njëkohësisht se ai do të bëhet babai më i mirë në botë.

Ylli i serialit “Peacemaker” u përgjigj: “Kjo është vetëm perspektiva ime, por ndihem krejtësisht i pakualifikuar për t’u bërë baba, por mendoj se vetëm pse mund të jesh i mirë në diçka, për mua, nuk është një arsye mjaft e fortë për ta bërë këtë. Por të falënderoj për komentin. Më pëlqen vërtet jeta ime. Unë tash e sa kohë jam duke e përjetuar kulminacionin e karrierës. Më janë dhënë mundësi të bëj dhe të shoh gjëra që as nuk i kam ëndërruar më parë. Dhe në fakt, gjithmonë kam pasur ëndrra dhe ambicie të larta”.

Tutje, aktori e pranoi se rritja e fëmijëve është një punë mjaft e vështirë, dhe nuk është diçka që ndihet i gatshëm t’i përkushtohet në këtë periudhë të jetës.

“Është punë e vështirë. Nuk është fare e lehtë për të balancuar kohën, më duhet të menaxhoj veten si duhet. Është punë e vështirë të jesh partneri dhe burri më i mirë që mund të jem për gruan time të dashur. Është e vështirë t’i mbaj lidhjet me ata që i dua. Dhe është gjithashtu e vështirë ta bësh një punë të ndershme si prind”.

Në punën e tij për fondacionin “Make-A-Wish”, ylli i komedisë “Blockers” tha se i pëlqen lumturia dhe lidhja që e ka krijuar me fëmijët dhe të rinjtë, por pavarësisht kësaj, ai ende nuk ndihet i gatshëm për t’u bërë baba.