Këngëtarja me prejardhje shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha, u shfaq në episodin e fundit të emisionit me lojëra muzikore, “That’s My Jam”, që prezantohet nga ylli televiziv Jimmy Fallon. Në këtë shou ajo e mundi lehtësisht konkurrencën me interpretimin qesharak por njëkohësisht impresionues të këngës së yllit Rihanna, “Only Girl (In the World).”
Bebe e cila garonte krahas yjeve Anthony Anderson, T-Pain dhe Ryan Tedder, u përzgjodh të luante në rubrikën “Nonsense Karaoke” ku konkurrentët duhet ta interpretojnë një hit të njohur, por teksti i këtyre këngëve është zëvendësuar me fjalë qesharake dhe komplet absurde.
Rexha e bëri një punë të mrekullueshme me performancën e saj, falë zërit unik dhe të mrekullueshëm dhe aftësive të këngëtares në interpretim.
“That’s My Jam” është një shou muzikor dhe humoristik i cili përbëhet nga disa lojëra argëtuese që sjellin shumë të qeshura në publik, sidomos për faktin se ato luhen nga personalitete të famshme nga bota e filmit, muzikës dhe modës. Çdo episod i përfshinë dy ekipe të përbëra nga persona të famshëm të cilët garojnë me qëllim të grumbullimit të sa më shumë fondeve për organizatat bamirëse të përzgjedhura nga ata. Disa prej lojërave të famshme që luhen në këtë shou janë: “Launch the Mic”, “Air Guitar”, “Don’t Drop the Beat”, “Perfect Mash-Up”, “Wheel of Impossible Karaoke”, “Slay It, Don’t Spray It” dhe të tjerë.
Videon e performancës së Bebe Rexhës mund ta gjeni në faqen zyrtare të emisionit “The Tonight Show Starrin Jimmy Fallon” në YouTube.