Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jason Momoa e Lisa Bonet i japin fund lidhjes 16-vjeçare

Një prej storieve më romantike të dashurisë në Hollywood ka mbaruar.

Jason Momoa dhe Lisa Bonet kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët në llogarinë e tyre në Instagram të mërkurën, duke njoftuar për divorcin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne të gjithë kemi ndjerë shtrëngim dhe ndryshimet e këtyre kohëve transformuese. Po ndodh një revolucion dhe familja jonë nuk është përjashtim. Dhe kështu – ne po ndajmë lajmin e familjes sonë – se po i japim fund martesës”, thuhet në komunikatë.

Çifti është takuar në një klub jazi në vitin 2005, shumë kohë para se Momoa të bëhej i famshëm duke luajtur rolin e Khal Drogos në “Game of Thrones”.

Ata kanë mirëpritur fëmijën e parë, vajzën Lola në vitin 2007. Ndërsa i biri Nakoa-Wolf lindi një vit më vonë.

Momoa ka ndihmuar në rritjen e vajzës së Bonetit, aktores Zoë Kravitz, nga martesa me aktorin Lenny Krabitz.

Momoa e Bonet u martuan në vitin 2017.