Showbiz

Simon Cowell besohet se është fejuar

Foto: AP/Associated Press

Producenti i njohur britanik, Simon Cowell, besohet se është fejuar me të dashurën e tij, Lauren Silverman.

Moguli 62-vjeçar i muzikës thuhet se i ka propozuar martesë partneres së tij teksa ishin me pushime me familje në Barbados, pavarësisht se në të kaluarën kishte deklaruar se nuk besoj që do të martohet ndonjëherë.

Simon besohet se i ka kërkuar martesë të dashurës në natën e Krishtlindjeve, në praninë e djalit të tyre Eric dhe thjeshtrit Adam të cilin Lauren e ka nga martesa e kaluar me biznesmenin Andrew Silverman, njëherësh miku i dikurshëm i Cowellit.

“Simon dhe Lauren janë marrëzisht të dashuruar dhe atë në mënyrë jashtëzakonisht qesharake. Vetizolimi si pasojë e pandemisë i solli ata më afër se kurrë. Lauren ishte absolutisht e habitur dhe nuk priste kurrë që Simon do t’i kërkonte dorën për martesë. Ajo shpërtheu në lot gëzimi dhe padyshim tha ‘po’ menjëherë. Ishte e rëndësishme për Simonin që edhe fëmijët të ishin aty, pasi ai i adhuron ata të dy dhe familjen që e kanë krijuar së bashku. Lauren ka qenë shtylla kryesore për Simonin gjatë këtyre vjetëve të fundit, duke e mbështetur atë kur theu shpinën dhe në përgjithësi. Ata e janë një çift i mrekullueshëm. Ndërsa Simon nuk e kishte menduar kurrë se ishte tipi i burrit që do të martohej, por e kuptoi se kishte takuar gruan e ëndrrave të tij dhe nuk mund të ishte më i lumtur se kaq. Sipas fjalëve të yllit Beyonce, ishte koha e duhur për t’i vendosur një unazë në gisht partneres së tij”, citohet të ketë thënë një burim i afërt i çiftit për gazetën “The Sun”.

Cowell i cili në të kaluarën ka qenë në lidhje dashurie me disa gra të famshme dhe të suksesshme, në një intervistë pati deklaruar se si person i famshëm që është nuk beson në martesë, kjo pasi ka frikë se me kurorëzim rrezikon të pësojë humbje të mëdha financiare.

{gallery}