Showbiz

Dua Lipa do të sjell dokumentar nga prapaskenat e turneut “Future Nostalgia”

 

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa, do të shoqërohet nga kamerat përgjatë turneut të saj të ardhshëm “Future Nostalgia”.

Megaylli i muzikës pop thuhet se po e konsideron mundësinë për ta lansuar një film koncertal i cili sjell pamje dhe atmosferë nga prapaskenat e turneut që fillon më 9 shkurt në Miami.