Showbiz

“Blacklight” e rikthen në ekran të madh yllin e filmave aksion Liam Neeson

 

Liam Neeson zbulon një komplot të dyshimtë të qeverisë në filmin e tij të ri “Blacklight”. Aktori 69-vjeçar më shumë se një herë ka deklaruar se shumë shpejt do të pensionohet nga filmat e zhanrit aksion, por është e qartë se ai nuk është ende gati të bëjë një gjë të tillë.

Në të vërtetë, Neeson nuk tregon shenja ngadalësimi pasi ai vazhdon të shfaqet në filmat të kategorisë B, të cilët vijnë të mbushur me skena aksion.