Showbiz

Jimmy Fallon, Whoopi Goldberg dhe Jessie J, rezultojnë pozitivë me COVID-19

Ylli televiziv, Jimmy Fallon, ka rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Prezantuesi 47-vjeçar e pranoi se kishte qenë me fat që ka përjetuar vetëm simptoma të lehta të sëmundjes, pasi ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 në ditën e parë të pushimeve për Krishtlindje.

“Përshëndetje njerëz, në ditën e parë të pushimeve për festat e fundvitit unë rezultova pozitiv me koronavirus. Isha i vaksinuar dhe me imunitet të përforcuar, gjë që më bëri me fat të përjetoja vetëm simptoma të lehta të sëmundjes. Faleminderit mjekëve dhe infermiereve që kanë punuar shumë dhe me orare të tejzgjatura për t’u siguruar që sa më shumë njerëz të vaksinohen. Faleminderit televizionit NBC që i ka ndjekur me përkushtim protokollet e testimit dhe ka bërë një punë fantastike për t’i mbrojtur të gjithë nga COVIDI, dhe më kanë izoluar menjëherë në një dhomë special me ta kuptuar se kam rezultuar pozitiv”, ka deklaruar Fallon përmes një postimi në Instagram.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jimmy Fallon (@jimmyfallon)

 

Menjëherë pas diagnostikimit të prezantuesit të shout “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, yje të shumtë i kanë pushtuar rrjetet sociale me mesazhe duke i dëshiruar shërim të shpejtë.

Lajmi për prekjen e Fallonit me koronavirus vjen pak kohë pasi u zbulua se, aktorja dhe prezantuesja tjetër televizive, Whoopi Goldberg, po ashtu ka rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës por fatmirësisht po përjeton simptoma tejet të lehta të tij.

Edhe ylli britanik i muzikës, Jessie J, i ka informuar fansat se është prekur nga koronavirusi, pas performancës së saj të fundit në në Los Angeles më 15 dhjetor.

Këngëtarja 33-vjeçare emri i vërtetë i së cilës është, Jessica Cornish, e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram. Ylli i hitit “Bang Bang” e quajti këtë ndodhi në jetën e saj si diçka “ekuilibruese”. Kjo pasi Jessie para pak javësh e bëri të ditur lajmin se kishte vendosur të kishte një fëmijë e vetme, dhe po ashtu kishte postuar një fotografi duke mbajtur një test shtatzënie. Por fatkeqësisht, nga një vizitë mjekësore e kishte kuptuar se foshnjës së saj nuk po i rrihte më zemra.

“Dje në mëngjes isha duke qeshur me një shoqe duke thënë ‘seriozisht por si do ta kaloj koncertin tim në Los Anxhelos nesër mbrëma pa i thënë të gjithë audiencës se jam shtatzënë. Mirëpo, pasi shkova për skanimin tim të tretë më thanë se foshnja ime nuk kishte më rrahje zemre”, deklaroi këngëtarja.

Tutje ajo pati treguar se po planifikon ta mbajë koncertin Los Anxhelos pavarësisht lajmit shkatërrues që ka marrë.

“Ajo që e di është se dua të këndojë sonte, sepse e di që këndimi do të më ndihmojë shumë. Kam mbajtur dy koncerte në dy vitet e fundit dhe shpirti im ka shumë nevojë për këtë. Aq më shumë sot”.

Pikërisht në këtë koncert, Jessie J, u infektua me koronavirus por fatmirësisht është duke e tejkaluar sëmundjen pa komplikime.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jessie J (@jessiej)