Showbiz

Justin Bieber publikon foto me tri gratë e tij të preferuara

Justin Bieber është duke kaluar kohë të vlefshme me gratë më të çmuara në jetën e tij.

Këngëtari kanadez 27-vjeçar ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram përkrah bashkëshortes, Hailey Baldwin, dhe dy motrave të tij më të vogla.

“Vajzat e mija të preferuara”, ka shkruar Bieber për foton e cila është me ngjyra bardh e zi e ku shihet supermodelja Hailey 25-vjeçare, motrat Allie, 14 vjeç dhe Jazmyn 13 vjeç.

Ndërkohë Allie i ka kthyer përgjigje vëllait të saj për foton, duke komentuar “të dua”.

Përveq dy motrave, Bieber ka edhe motër tjetër 3-vjeçare të quajtur Bay dhe një vëlla 12-vjeçar, të quajtur Jaxon.

Bieber, i cili është i nominuar për tetë çmime “Grammy” këtë vit, ka shpërndarë një seri të fotografive me Jaxon, për nder të 12-vjetorit të tij.

Bieber e ka dëshmuar tashmë se është njeri familjar, sidomos pas martesës me Hailey.

Image