Showbiz

Çfarë e bëri Kourtney Kardashianin të dashurohet kokë e këmbë?

Foto: AP/Associated Press

42-vjeçarja Kourtney Kardashian, që është motra e madhe e familjes Kardashian/Jenner, duket se ka rënë në dashuri me të fejuarin Travis Barker, pasi është impresionuar nga fakti se çfarë babai i mirë është ai.

Ylli televiziv dhe bateristi 46-vjeçar kanë qenë miq të mirë për shumë vjet para se ta fillonin lidhjen romantike në fillim të këtij viti. Së fundmi burime të afërta me çiftin e kanë zbuluar arsyen kryesore pse Kourtney ka vendosur t’ia falë zemrën Travisit, dhe kjo është ngase e ka kuptuar çfarë babai i mirë është ai për 3 fëmijët e tij, Alabama, Landon dhe Atiana, e cila në fakt është vajza e ish-gruas së muzikantit, Shanna Moakler, nga lidhja e saj me boksierin Oscar De La Hoya.

“Travisi është shumë i dashur dhe e ka një zemër të madhe. Ai është një baba shumë i pranishëm dhe i përfshirë në jetën e fëmijëve të tij, dhe pikërisht kjo gjë e ka bërë Kourtneyn të dashurohet kokë e këmbë me të”, ka deklaruar një burim për revistën “People”.

Në fakt, Barker po e vërteton se është shumë i mirë edhe me fëmijët e Kardashianit, Mason, Penelope dhe Reign, të cilët ajo i ka me ish-partnerin Scott Disick. Të gjithë kalojnë shumë mirë me njëri-tjetrin dhe ata kanë shumë dashuri për njerkun e tyre. Kështu, familjet e çiftit duket se janë bashkuar në mënyrë spontane dhe të përkryer.

Travis Barker dhe Kourtney Kardashian u fejuan në muajin tetor në Montecito të Kalifornisë. Bateristi i grupit “Blink-182” u tregua mjaft romantik duke i propozuar në një ambient të ngrohtë në plazh, të rrethuar nga buqetat me qindra trëndafila të kuq me ç’rast i gjunjëzuar i kërkoi të bëhet gruaja e tij dhe ia prezantoi një unazë të mrekullueshme diamanti.

Nga momenti që e bënë publike lidhjen ata kanë qenë të pandashëm dhe shumë të dhënë pas njëri-tjetrit.

{gallery}