Këngëtarja Filloreta Raqi e njohur si Fifi dhe ish-banori i Big Brother VIP, Granit Cana, janë përfolur shumë pas daljes nga ky reality show.
Dyshja është komentuar për lidhjen e tyre të mundshme jashtë shtëpisë BBV.
Por, këtyre spekulimeve u ka dhënë fund këngëtarja. Ajo përmes një postimi në Instastory ka sqaruar se nuk ka asgjë me Granitin.
“Atëherë... Kam fiks një muaj që shoh lajme, tagg-s, komente, etj. Etj., duke aluduar për një lidhje të mundshme me Granit Canën. Me gjithë respektin, jo nanusha, jo portale, jo o dashamirës. Nuk jemi në lidhje. Kemi një miqësi shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që kam gjetur një mik si Graniti”, u shpreh këngëtarja.
Fifi është duke e shijuar suksesin e këngës “Diell”, që u kompozua gjatë qëndrimit të saj në BBV, e që ka arritur mbi 10 milionë shikime në YouTube për pak javë.