Showbiz

Enca uron festat me fotografi nga viti shkuar

Këngëtarja nga Tirana, Enca, është shumë aktivë në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar fotografi ku duket mjaft bukur dhe i ka shoqëruar me mbishkrimin “Po vijnë festat”.

Këto fotografi të Encës janë nga photoshotingu që realizoi në fund të 2020-ës.

Enca njihet për provokimet, e kjo nuk mungon as në fotot e publikuara së fundi.

Projekti i fundit muzikor i Encës ishte para katër muajve dhe quhet “Suavele”. Kënga ka marrë mbi 2 milionë shikime në kanalin “YouTube”.